Hotel “Princ” në Durrës është vënë nën sekuestro, pas dyshimeve se pronari ka pastruar paratë.
Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova, Fadil Syla, i cili pak kohë më parë u deportua në Kosovë me kërkesë të autoriteteve aty.

Ai akuzohet për vepra te roriste si dhe është në hetim për pastrim parash.
Gjykata vendosi që hotel “Princ” me vendndodhje në Golem të Kavajës, pronë me 6 kate dhe e ndërtuar në 500 metra katror, t’i kalojë për menaxhim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.