Shtyhen disa fluturime në aeroportin e Rinasit, pasagjerët presin me orë te gjata

712
0

Vonesa dhe kaos në aeroportin e Rinasit, për shkak të shtyrjes së disa fluturimeve.

Bëhet e ditur se udhëtimet e planifikura mëngjesin e sotëm nga Shqipëria drejt Turqisë janë shtyrë për në mbrëmje, ndërkohë që edhe linja të tjera kanë vonesa me disa orë.

Po ashtu raportohet edhe për një avion që ka shfaqur probleme dhe ndodhet prej disa orësh në pistë pa mundur të niset drejt destinacionit.

Situata raportohet nga qytetarë që ndodhen prej disa orësh në pritje për të udhëtuar në destinacionet e planifikuara, shumë prej të cilëve për pushime.