Plazhet publike i jane kthyer se fundmi qytetarëve duke larguar shezlonget private, por ankesat e pushuesve të moshuar në Sarandë, janë më të çuditshmet këtë Verë.
Ata kërkojnë rikthimin e shezlongëve.
“Kam 15 vite që vijë gjithmonë në Sarandë, sepse më pëlqen shumë Saranda, por sivjet mbetëm shumë të pakënaqur. S’kemi ku të vendosim çadrat. “
“Nuk na sjellin, shezlongët siç na i kanë sjellë vit për vit, se moshë e madhe jemi, nuk ulemi dot”.
Të ardhur nga qytete të ndryshme, shprehen se në përgjithësi qyteti dhe plazhi u pëlqen, edhe pse ujërat e zeza nuk janë eleminuar tërësisht.
“ Më pëlqeu Saranda. Uji është shumë i pastër. “
Kjo video tregon se si kanë plasur ujërat e zeza në plazhin publik të Çentralit.
“Ka pasur, por dje janë larguar të gjithë mjetet e lundrimit në bankina qendrore këtu afër plazhit.”
Bashkia Sarandë ka 155 stacione plazhi, ndërkohë që vetëm 20% e sipërfaqes së plazhit është lënë e lirë për qytetarët që nuk duan të paguajnë tek privati.