Sapo kishte bërë vaksinën anti-Covid, infermierja humb ndjenjat para mediave (VIDEO)

447
0

V aksina anti-covid dhe efektiviteti i saj janë temat më të diskutuara ditët e fundit në të gjithë botën.

Dje një infermiere amerikane ka humbur ndjenjat pak pasi injektoi vaksinën kundër koronavirusit.

Ajo filloi të flasë për mediat dhe t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, dhe për një moment shihet se nuk ndihet mirë.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, tha infermierja.

Në momentin që tenton të ecë, në mënyrë të befasishme rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë mjekët që ishin afër, arrijnë ta menaxhojnë situatën.

Ata bënë të ditur se përbërësit e vaksinës nuk i kanë shkaktuar humbjen e vetëdijes, por Dover tha se ajo e humb vetëdijen shpesh sa herë që ndjen dhimbje.