Lajm i mirë për shqiptarët ne Greqi, ja cfare vendosi qeveria greke

673
0

Qeveria greke ka vendosur që të shtyjë deri më datë 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët.

Këtu përfshihen lejet e qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Drafti do të hyjë në fuqi që nga dita e hënë, me 21 dhjetor. Greqia është një ndër vendet që ka numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë dhe ky vendim do të jetë një lehtësim i madh edhe për ta.

Ndërsa punonjësit sezonal duhet të respektojnë afatet e tyre, pasi rrezikojnë gjoba dhe penalitete të rënda.

Gjobat arrijnë deri në 1200 euro për ata që shkelin afatin 3-mujor të qëndrimit në këtë vend.