Samir Mane tregon si do ta ndajë pasurinë.

913
0

I shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane është kthyer në një nga biznesmenët më të suksesshëm dhe më të koemntuar në Shqipëri.

I ftuar Në kurthin e Piter Pan, Manes i është bërë pyetja e famshme se si do ta ndajë pasurinë.

Mane ka tre fëmijë dhe për të është akoma herët të flitet për një temë të tillë, por të paktën një prej tyre e ka të qartë çdo të bëjë me trashëgiminë e tij.

“Për ndarjen e pasurisë është akoma herët të flasim, por një prej fëmijëve të mi ka shprehur dëshirën dhe i qëndron asaj ideje, që gjysmën e pasurisë sime ta çojë për bamirësi.”