“Salsano fluturon”, bashkëshortja i nxjerr sekretin, ai i del në studio dhe e bën “të qajë” (video)

690
0

Aktori i njohur i humorit, prezantues prej vitesh tanime i Portokalli, Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli janë një ndër çiftet më të njohur te showbizz shqiptar dhe prinder te dy vajzave të vogla, Margi dhe Amal.

Sot Erjona e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, tha se ishte shume e lumtur nga bashkejetesa e Salsanon, sidomos me te ne rolin e babait.

“Salsano fluturon tani, po i shikoj një anë që nuk e kisha parë më parë. Ai është shumë i kujdesshem, me Margin kalon më shumë kohë, e merr çdo pasdite dhe e shëtit. Salsano më ka nxjerr në pah Erjonën me të qeshur. Ne jemi bashkë prej 13 vitesh”, tha Erjona.

Ndërkohë Salsano Rrapi në videomesazhin e tij falenderoi bashkëshorten duke thënë për të fjalët më të mira.

“Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza. Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim. Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë. Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”, tha Rrapi në videomesazhin e tij.