Ish Kryeministri Sali Berisha merr vendimin e pazakontë

883
0

Ish Kryeministri Berisha doli në konferencë për mediat, një ditë pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Që në nisje të fjalës, Berisha njoftoi se ka autorizuar avokatin e tij, në Francë, që të ngrejë padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë. Për arsye që janë tërësisht të pa njohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur, më shpifëse vendimin.

Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive.

Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit”, tha Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.