Sali Berisha mbyll protestën: Ishte vetem fillimi, do të rikthehemi më të fuqishëm

74
0

Pas kaosit të shkaktuar ditën e sotme, Sali Berisha ka vendosur të mbyllë protestën.

Në fjalën e tij para mediave u shpreh: “Do të rikthehemi më të fuqishëm. Fytyra e vërtetë e regjimit të sotëm faktojnë se Edi Rama po mban peng Lul Bravën dhe së bashku me të me dhunë dhe terror shtëpinë e PD. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Sot do të shpërndahemi do të kujdesimi për vëllezërit tanë, sepse këta të policisë janë vërsulur si “bisha” për të mbushur komisariatet do të kujdesemi për të plagosurit, të cilët janë goditur me çarje koke. Do të njoftojmë shumë shpejt betejën dhe protestën tjetër të cilat nuk do të ndalen kurrë deri në fitoren tonë të plotë.”

Sot u mbajt protesta kombëtare para selisë së PD-së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër kreut aktual Lulzim Basha.

Berisha kërkon largimin e tij nga drejtimi i partisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur prej tij dhe shkarkimit të Bashës më pas dhe në një referendum me anëtarësinë.

Bashës i ishte lënë afati 5 janar lirimi i zyrave dhe pas skadimit të këtij afati Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit njoftuan protestë për ‘rimarrjen e shtëpisë së tyre”. Nuk munguan incidentet pasi protestuesit tentuan të hynin në selinë blu duke thyer dyer e dritare. Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh se po i rrezikohej jeta.