Sali Berisha mban fjalimin në dasmën e të birit (Video)

95
0

Një ditë e rëndësishme kjo e sotmja për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Djali i tij, Shkëlzen Berisha kurorëzon dashurinë e tij disavjeçare me blogeren Armina Mevlani, në martesë.

E teksa të gjithë të dashurit e zemrës po festojnë për ta, nuk kishte si të mungonte dhe fjala e kryetarit PD, Sali Berishës, në mbrëmjen e tyre.

Berisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeccare sonte në këtë ceremoni, këtë dasëm me miqt të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.