Sali Berisha jep lajmin e mire: Ja sa do te rriten rrogat dhe pensionet kur të vijë PD në pushtet

351
0

Kryetari i PD Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim bashkëbisedim me ekspertë, përfaqësues të biznesit dhe familjarë në lidhje me konsumin dhe çmimet e larta. Ai ka shpalosur po ashtu dhe planin që ka kur partia që drejton të marrë pushtetin.

Sipas tij, pensionet do të rriten, rrogat po ashtu do të jenë dyfish më të larta. Sali Berisha u shpreh se që nga viti 2013 kur ai humbi pushtetin, është humbur kohë dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama duhet t’i kishte rritur rrogat.

“Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë pagash dhe pensionesh. Në vitet 2005-2013, i mbi dyfishuam rrogat dhe pensionet. Por sot ato janë shumë larg atyre që duhej të ishin. Rrogat do të rriten më shumë se dyfish. Është humbur kohë e tmerrshme.

Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013, minimumi. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe. Po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet.

Është rritur borxhi në vitet 2005-2013 me 4.4 %, nga 58.2 në 62.6. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë. Çfarë është bërë këto 8 vite kur borxhi është 107 %?! Me rritjen e borxhit kjo qeveri mund të kishte 3-fishuar rrogat pa vështirësi. Rrogat sot në raport inflacionin janë 20-30 % më të ulëta seç ishin në vitin 2013”, u shpreh Sali Berisha, kryetar i PD.