Vjen paralajmërimi i ekspertëve, mijëra dyqane ‘do të detyrohen’ të mbyllen

1670
0

Rritja e kostos së lartë të energjisë do të detyrojë mijëra dyqane të vogla në Mbretërinë e Bashkuar të mbyllen nëse qeveria nuk merr masa emergjente.

Pronarët e dyqaneve po përballen me dyfishin e çmimit që kanë paguar përpara se të rinovonin kontratat e tyre në muajt e fundit.

Paketa e shpëtimit e propozuar nga Shoqata e Dyqaneve të Vogla e cila është një organizatë tregtare duhet të përfshijë një kufi çmimi për energjinë elektrike që duhet të paguajnë bizneset e vogla dhe gjithashtu një ngrirje të rritjes së mëtejshme të tarifave të biznesit.

Qeveria duhet të kuptojë se kjo është emergjente. Mijëra dyqane do të detyrohen të marrin vendime jashtëzakonisht të vështira përballë dhjetëra mijëra paund kosto shtesë të energjisë në muajt e ardhshëm, të cilat në rastin më të mirë do të përfshijnë anulimin e investimeve, shkurtimin e orarit të stafit dhe rritjen e çmimeve në dyqane”, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

Rritja e çmimit mesatar të energjisë në Angli reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve globale të gazit me shumicë, të cilat filluan të rriten pasi bota u clirua nga pandemia e Covid por arritën në nivele rekord, kur Rusia ngadalësoi furnizimin me gaz në Evropë.

Rregullatori i energjisë në Britani nuk jep parashikime për kufirin e çmimeve për Janarin, por pritshmëritë janë të zymta, sepse sipas tyre tregu mbetet shumë i paqëndrueshëm dhe se çmimet e gazit në dimër mund të përkeqësohen ndjeshëm deri në vitin 2023.