Saimir Tahiri për ditëlindjen e vet fton emra të njohur të muzikës dhe ia merr vetë këngës (Video)

630
0

E ka djegur në ditëlindjen e tij të 39 ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Të ftuar kanë qenë njerëz të njohur të medias dhe artit. Këngëtarët e mirënjohur, Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa dhe Eranda Libohova kanë qenë të ftuar dhe kanë kënduar gjatë mbrëmjes së organizuar në një nga lokalet luksoze të kryeyqtetit. Po këngëtarët nuk kanë qenë të vetëm në performancë, pasi hera herës për të kënduar me ta është bashkuar dhe ish-ministri.

Mes miqve dhe familjarëve nuk mungonte sigurisht djali i Tahirit, Drini i cili tashmë është rritur dhe e shoqëron kudo të atin. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një periudhë heshtjeje ndaj akuzave për trafik droge, pritet që të dalë në një konferencë për shtyp, ku do të bëjë të ditura detaje të reja nga procesi. Ai ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej një viti, ndërsa në fillim të këtij muaji gjykata paraprake ka vendosur mbylljen e çështjes në ngarkim të tij, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë, ndërkohë që procesi hetimor vijon në Shqipëri.