“Nëse ju del ky mesazh…”, ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë Amerikane

408
0

Edhe pak ditë në ndajnë nga përfundimi i aftati kohorë për të plotësuar Lotarinë Amerikane.

Por megjithatë ambasada e SHBA, ka vendosur të mbajë të informuar çdo person deri ditën e fundit të aplikimeve.

Së fundmi ambasade amerikane jep të tjera këshilla për të gjithë ata që aplikojnë në lotarinë amerikane, që duhet thënë në Shqipëri janë me qindra mijëra.

Kësaj radhe vë në dispozicion sërish konsullen Ana thotë se nëse gjatë aplikimit shfaqet një mesazh gabimi, duhet ta provoni më vonë.

“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë.