Skip to content

Saimir Tahiri humb babain, publikohet letra prekëse nga burgu: O Ba, si nuk më prite?

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka humbur të atin. Ai ndodhet aktualisht në burg, ku po vuan dënimin e caktuar. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar që të ndajë me anë të një letre, lajmin e hidhur me të gjithë.

    Në letrën e shkruar, ndër të tjera Tahiri e falenderon të atin dhe tepër i prekur thotë se e do shumë.

    Letra e shkruar nga ish-ministri i Brendshëm dedikuar të atit:

    O Ba, si nuk më prite?

    Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

    Të ndritë shpirti atje lart!

    Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

    Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

    Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

    Të dua shume Ba!

    Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

    Përgjithmonë!

    Njoftim nga Familja:

    Varrimi bëhet nesër datë 17 Mars, ora 11:00

    Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302

    Kujtojmë Saimir Tahiri u dënua fillimisht me 3 vite dhe 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, duke sjellë edhe ndalimin e tij dhe dërgimin sot në burg. Ai ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë në periudhën 2013-2017.