Sa kilometra i ngelen makinës tuaj pasi ndizet llamba? – Ja lista për makinat më të shpeshta

372
0

Ndezja e llambës spiune që tregon se karburanti po mbaron është padyshim pjesë e eksperiencës së shoferit. Makina të tregon se ka ardhur koha për ta furnizuar dhe të detyron të ndalosh në pikën më të afërt të karburantit.

Modelet më të reja, madje dhe disa nga të vjetrat kanë paketa elektronike që përllogarisin se sa kilometra mund të përshkosh. Por nëse je në një rrugë të gjatë, është thelbësore të dish se sa rrugë i ka mbetur makinës.

Të bësh një përllogaritje ekzakte është shumë e vështirë: duhet të llogarisësh 1/10 e serbatorit dhe ta pjesëtosh me sa litra për 100 km bën makina, në varësi të llojit të rrugës, motit, trafikut dhe gjendjes së mjetit.

Portali Tank on Empty është një databazë të dhënash ku çdo shofer mund të japë pikërisht llojin e informacionit që kërkon. Secili përcakton se sa kilometra rrugë ka makina e tij para se të ndalojë dhe portali nxjerr një mesatare për çdo model.

Sipas të dhënave të kësaj databaze, SCAN ka bërë një klasifikim për disa nga automjetet më të shpeshta në Shqipëri duke nisur nga modeli me më shumë kilometra.

ModeliKilometra të përshkuara me karburantin rezervë
Audi Q796 km
Mercedes A-Class86 km
Volkswagen Pasat78.3 km
Peugeot 20677.3 km
BMW X577.2 km
Renault Megane77.1 km
Mercedes C-Class74 km
Opel Astra72.4 km
Renault Scenic71.7 km
Mini Cooper71.6 km
Volkswagen Golf69.5 km
Smart69 km
Ford Focus66.8 km
Volkswagen Polo67.9 km
Mercedes E-Class67 km
Toyota Yaris65.9 km
Audi A365.3 km
Range Rover65 km
Ford Fusion64.72 km
Ford Fiesta62 km
Fiat Punto52.4 km
Jeep Grand Cherokee50.5 km
Opel Corsa49.7 km