Sa është rreziku që një asteroid të godasë Tokën? NASA jep njoftimin e fundit!

3
0

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor, mbi Amerikën e Jugut dhe…

Shanset që Asteroidi “2024 YR4” të godasë tokën në 22 dhjetor të vitit 2032 janë ulur sipas një parashikimi të Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA nga 3,1%  në 0.28% këtë të premte.

Ekspertët kishin paralajmëruar se nuk kishte kishte nevojë për panik ndërsa Komuniteti Global Astronomik po monitoronte nga afër Situatën dhe teleskopi hapësinor James Webb pritet që të vëzhgojë objektivin e këtij asteroid gjithashtu edhe përgjatë muajit të ardhshëm.

Parashikimi i mëparshëm prej 3.1% që Asteroidi “2024 YR4” të godiste Tokën në 22 dhjetorit të vitit 2032 ishte kërcënimi më i madh i rregjistruar ndonjëherë nga një asteroid ndaj planetit tone në dy dekada. Asteroidi “2024 YR4”që vlerësohet se ka një diametër nga 40 deri në 90 metra sipas shkencëtarëve ka një përbërje tipike të rrallë me metale.

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor, mbi Amerikën e Jugut, Oqeanin Atlantik, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Kjo trajektore e sjell asterodidin mbi 8 nga 100 qytetet më të populluara në botë: Bogotá, Abidjan, Lagos, Khartoum, Mumbai, Kolkata dhe Dhaka.

Vetëm zona urbane e këtyre qyteteve ka një popullsi të kombinuar prej më shumë se 110 milionë banorësh, me potencialin shkatërrues të asteroidit “2024 YR4” ekuivalent me 8 milionë tonë dinamit, afërsisht 500 herë më i madh se fuqia e bombës atomike të hedhur në Hiroshima.

NASA ka testuar tashmë me sukses teknologjitë për të devijuar asteroidet, veçanërisht gjatë misionit të saj DART në vitin 2022, i cili ridrejtoi një asteroid dy herë më të madh se “2024 YR4”.