Sa do zgjase vala e dytë? OBSH: Kurba po ngadalësohet, do të fillojë të ulet, por..

491
0

Kurba e infektimeve me Covid-19 po ngadalësohet dhe së shpejti do të fillojë të ulet përsëri, por do të zgjatët me kalimin e kohës. Ky eshte paralajmerimi i zëvendësdrejtorit te përgjithshëm te OBSH-së, Ranieri Guerra

Ai tregon se duhet më shumë përgjegjësi nga ana e njerëzve perndryshe do të përballen me një izolim të dytë si ai i marsit, me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

“Virusi transmetohet përmes kontakteve njerëzore. Ose i kufizojmë ato në mënyrë spontane, në një nivel individual, me ndjenjën e përgjegjësisë për të cilën ne vazhdojmë të ankohemi, ose do të duhet të ketë mbyllje të imponuara me pasoja ekonomike dhe sociale që ne i dimë mirë tani. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë shkurtore. Kurba është duke u ngadalësuar dhe së shpejti do të fillojë të ulet përsëri, por do të zgjatet me kalimin e kohës, krahasuar me atë të valës së parë pasi kemi më shumë raste, diagnostikuar edhe më mirë, falë një aktiviteti testimi gjithnjë në rritje. Dhe të mos harrojmë se jemi vetëm në fillim të sezonit të dimrit.”– tha Guerra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.