Kur do të kthehet normaliteti dhe a do të zhduket koronavirusi, mjeku gjerman jep lajmin qe nuk e prisnim

1829
0

Virologu gjerman Felix Drexler, në një intervistë për Deutsche Welle, i eshte përgjigjur dy pyetjeve që bëhen më shumë nga njerëzit në këtë kohë pandemie: kur do të kthehet normaliteti dhe a do të zhduket koronavirusi?

Drexler deklaroi se pandemia do të vazhdojë deri në fund të vitit 2021 sepse, kur të kemi vaksinën, “duhet një punë shumë e madhe për ta prodhuar dhe për ta shpërndarë më pas në çdo cep të botës”.

“Nëse edhe në Gjermani është e vështirë për ta shpërndarë kudo, imagjinoni si mund të jetë në Bolivi ose Peru”, u shpreh virologu.

Sipas tij, kur të dalë në fillim vaksina, vetëm 5% e popullsisë së botës do të mund të vaksinohet.

“Pasi të vaksinohen ata që mbajnë stabilitetin e vendit, duhet të shikohet se kush e ka radhën. Për shembull, të moshuarit, ata që kanë probleme me peshën ose që kanë sëmundje të tjera. Duhet administruar me transparencë vaksinimi dhe njerëzit të vaksinohen derisa të fitojmë imunitet, që Covid-19 të jetë i menaxhueshëm më pas”, deklaroi Drexler.

Kur u pyet mbi një zhdukje të mundshme të koronavirusit, virologu u shpreh se “virusi ka ardhur dhe nuk do të largohet më”.

“Me shumë mundësi do të bëhet si gripi. Edhe gripi vret shumë njerëz gjatë vitit. Koronavirusi nuk do të dobësohet, por populli do të fitojë imunitet nga vaksina ose nga infektimi. Do të ketë një imunitet grupi që nuk do të çojë në humjen e jetes se shumë njerëzve. Me shumë mundësi, kjo do të jetë e ardhmja”, shpjegoi Drexler.