Skip to content

Rudina Magjistarit i ndodh e papritura, të ftuarit shfaqin simptomat e Covid-19

    Çifti i kengetareve, Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit por për shkak të disa simptomave për Covid-19 që Naimi ka ndjerë, janë izoluar në shtëpi dhe po presin rezultatin e tamponit.

    E për këtë arsye, ata nuk i shkuan dot në emision dhe intervista u zhvillua me “Skype”.

    Pjesë nga biseda:

    Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur?

    Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë.

    Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin?

    Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin.

    Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?

    Naim Abazi: Unë kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë .

    Mihrije Braha: Na ka marrë malli.

    Rudina Magjistari: Mihrije ti ke qenë mirë, ke pasur ndonjë simptomë?

    Mihrije Braha: Mendoj që edhe unë kam disa simptoma si Naimi, por nuk e kam bërë tamponin akoma, kështu që shohim e bëjmë, po presim një herë përgjigjen e Naimit.

    Rudina Magjistari: Naim uroj që të marrësh një rezultat negativ, por nëse është e kundërta uroj që të jetë sa më e lehtë për ty.