Nga muaji janar me vizë në Angli

818
0

Duke filluar nga muaji janar, të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata të Bashkimit Evropian, që duan të punojnë në Britaninë e Madhe do të duhet të aplikojnë për vizë.

Aplikimet  do të jenë online dhe do të gjykohen në bazë të një sistemi pikësh.

Pikët do të jepen në bazë të ofertës së punës, në nivelin e duhur të aftësive në një profesion të kualifikuar, njohuri të gjuhës angleze dhe nëse aplikantët përmbushin një pagë prej të paktën 25,600 paund.

Viza nuk do tu nevojitet vetëm irlandezëve, pasi Britania e Madhe dhe Irlanda janë pjesë e një marrëveshje  të përbashkët të lëvizjes.

Qytetarët e vendeve te Bashkimit Europian do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm nga drejt Britanisë së madhe dhe anasjelltas, deri me 31 dhjetor të këtij viti.

Pas këtij afati hyjnë në fuqi rregullat e reja për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.