Në Itali do të vaksinohen ne janar, do të kërkohet ndihma e ushtrisë

385
0

Italia ka planifikuar vaksinimin falas të qytetarëve kundër koronavirusit. Kjo u konfirmua nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Ai tha se pritet që vaksina të mbërrijë në janar në Itali.

“Më në fund po shohim ‘tokë’. Kemi një rrugë të qartë drejt një porti të sigurt. Ka të ngjarë që vaksinat e para t’i kemi në dispozicion në janar. Vaksina e koronavirusit do të jetë në dispozicion falas.”

Sipas mediave italiane, për të siguruar një vaksinim efektiv dhe të shpejtë, do të kërkohet ndihma e ushtrisë.

Speranza tha se qeveria italiane ka mundësi të blejë 202 milion vaksina kundër COVID-19 nga kompani të ndryshme dhe po pret një licencë për t’i përdorur ato nga Agjencia Evropiane e Barnave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.