Rudina Magjistari dedikim emocionues për bashkëshortin

571
0

Rudina Magjistari gjithmonë ka qenë diskrete për sa i përket jetës së saj private. Moderatorja shqiptare mundohet që bashkëshortin dhe vajzën e saj Mia t’i mbajë sa më larg mediave.

Kjo është një zgjedhje e saja që të mos e ndajë jetën private me çdokënd. Por kohët e fundit, Rudina e ka “lëshuar” pak dorën, ajo ka nisur të na tregojë të voglën e saj nga afër në rrjetet sociale.

Ndërsa ditën e sotme, moderatorja shqiptare ka vendosur të bëjë një dedikim plot ndjenjë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Bashkë me një foto të tijën, ajo ka shkruar disa fjalë zemre për të: “Dashuria e jetës time, miku im më i mirë, dashuria ime, bashkëshorti im”!

E ku ka më bukur se fjalët e shprehura publikisht për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, prezantueses shumë të dashur për publikun shqiptar.