Rudina Dembacaj dhe partneri i saj japin lajmin që gëzon të gjithë ndjekësit, nuk ishte ndarje por… (FOTO)

2287
0

Nepër portale për gjithë këto ditë është përfolur për ndarjen e Rudina Dembacaj me partnerin e saj edhe pse aktorja e humorit preferoi të mos e komentojë lajmin e ndarjes dhe përfoljen për lidhjen me një ish-deputet problematik. Por, pas intervistës që ajo dha në Ora News për emisionin e mengjesit moderuar nga Arjola Shehun dhe Kelvi Kadilli, tha publikisht se ishte e lumtur shpirtërisht.

Me sa duket çifti kanë vendosur të jenë bashkë, dhe komentet e postimet nëpër rrjete sociale e tregojnë qartë. Ndërsa bashkëshorti i saj, Aleksi ka ndarë një video ku bashkë me vajzën e tij stërvitet në palestër. Një video shumë e ëmbël babë e bijë që e ka ndarë në rrjete sociale.

Në këtë video ai ka bërë Tag dhe Rudina Dembacajn, e cila e ka ndarë gjithashtu në profilin e saj. Për më tepër aktorja e humorit ka komentuar në postimin e bashkëshortit të saj, duke qeshur, shoqëruar me emoji zemrash.

Pak ditë më parë aktorja e humorit ndau dhe një foto ku në pah binte unaza e saj, në gishtin e martesës. Tashmë mbetet të ti urojmë që gjithëçka të shkojë mirë