Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive të tokës në disa zona në Itali. Mediat në vend raportojnë se dheu rrëshqiti edhe në varrezat e Mineo-s në Katania duke marrë përpara një sërë arkivolësh.
“Qyteti ynë është pothuajse i izoluar,” tha kryebashkiaku Giuseppe Mistretta.
Ai shtoi se vendi rrezikon edhe që të mbetet pa ujë për shkak të ndotjes së puseve ndërsa dhjetëra familje janë aktualisht të paarritshme.
Sa i përket varrezave, kryebashkiaku theksoi se për “momentin duhet të mendojmë për të gjallët, pastaj për të vdekurit”.