Lajmi për zhdukjen pas tërmetit/ Mësohet e vërteta për aktoren e famshme turke

1360
0

Mbi 24 mijë viktima janë regjistruar nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Ndër personat e zhdukur, në mediat e huaja u përfol edhe emri i aktores turke, e njohur në Shqipëri për rolet e saj në serialet “Bija ime”, “Nënë”, “Ezel” në rolin e Ejshanit, Cansu Dere.

42-vjeçarja e cila jetonte në afërsi të epiqendrës ku ndodhi tërmeti, u raportua e zhdukur dhe pa shenja jete. Lajmi se ajo mund të kishte humbur jetën nën rrënoja, mërziti shumë fansa të aktores.

Megjithatë, fatmirësisht bëhet fjalë për një lajm të rremë. Sipas gazetares Birsen Altuntas ajo gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga tërmeti.

Cansu Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë “Miss Turqia 2000”.