Rritja e rasteve me COVID në vend, ministrja Manastirliu firmos urdhrin e ri për masat shtrënguese

201
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vendosur shtyrjen e vendimit për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura, deri në datën 15 nëntor, nga 1 nëntor që ishte deri më tani. Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Vendimi

Në  urdhrin nr.  633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në  vende të  mbyllura apo  të hapura”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:

1.Në  pikën 1  të  urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.11.2021” zëvendësohet me  togfjalëshin  “deri në datën 15.11.2021. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 631 raste të reja me COVID.  Aktualisht në Shqipëri numërohen 7 827 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ora policore në vend nis pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.