Rritja e rasteve me covid, merret tjetër vendim për masat anti-covid në vendin tonë

222
0

Është shtyrë deri në datën 20 shtator afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura apo të mbyllura. Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 6 shtator por është zgjatur deri në fillim të javës së ardhshme. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo vjen pas rritjes së rasteve me COVID.

Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Vendimi

“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 102, pika  4, të  Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve  të  Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga  Coronavirusi i  ri.

URDHËRO J: Në  urdhrin  nr.633, datë 17.11.2020,  “Për ndalimin  e  grumbullimeve në vende  të  mbyllura apo  të  hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1.  Në  pikën  1  të  urdhrit , togfjalëshi  “deri  në datën 6.9.2021” zëvendësohet   me   togfjalëshin   “deri në datën 20. 9.2021”.

Ky  urdhër  hyn  në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet  në Fletoren Zyrtare