Rritja e rasteve me COVID, ja masat shtrenguese qe po merr Suedia

244
0

Qeveria suedeze ka njoftuar masat e reja që do të marrë për të bërë të munduar parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri suedez Stefan Lofven tha se situata do të përkeqësohet dhe se masat janë të nevojshme.

“Situata do të përkeqësohet. Është një sinjal i qartë dhe i mprehtë për çdo person në vendin tonë se çfarë do të zbatohet në të ardhmen. Mos shkoni në palestër, mos shkoni në bibliotekë, mos darkoni jashtë, mos bëni festa, anulojini,” tha Lofven.

Ndalimi i ri vlen për tubimet publike të tilla, si koncertet, leksionet dhe shfaqje teatrore.

Para një jave, vendi ndaloi shërbimin e alkoolit pas orës 22:00 dhe tani ka rekomandime të veçanta për banorët, të tilla si shmangia e transportit publik ose dyqaneve në pothuajse të gjithë vendin.