Rritja e rasteve/ Dokumenti urgjent i ISHP: Nuk e përballojmë dot, ka marre permasa urgjente..

1048
0

Sot, tre muaj pas pandemisë së koroanvirusit, në Shqipëri u shënua shifra më e lartë të prekurve. Ministria e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht se ishin regjistruar 57 të prekur nga Covid-19, një rekord që nuk ishte arritur as në muajin Mars, kur shpërtheu pandemia.

Kurba e të infektuarve është në rritje dhe konstatohet nga fakti i thjeshtë se ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka shtuar numrin e testimeve. Një ditë më parë ishin ky institucion kishte kryer 267 testime, ndërsa ditën e sotme shifra ishte 367 gjithsej.

Rritja e numrit të të infektuarve tregon nevojën e kryerjes së testimeve masive në popullatë. Nevojën për testimet masive e ka ngritur edhe opozita, e cila prej kohësh po kërkon që ky proces të mos jetë më i centralizuar, pra i varur nga shteti.

Më herët, kryeministri Edi Rama do të shprehej se, po të ishte nevoja do të bëheshin edhe 1000 testime në ditë, ndërsa Insitutit i Shëndetit Publik mendon krejt ndryshe.

Një dokument i publikuar nga Gazeta “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë.

I vetmi institucion zyrtar që realizon testimet është pikërisht ISHP-ja, një institucion në varësi të shtetit. ISHP ka në misionin e vet të bëjë këto testime për efekt shëndetësor të popullatës dhe jo për efekt dokumentacioni në shërbim të popullatës.

Në funksion të këtij misioni shëndetësor, ISHP nuk është konceptuar të ketë pajisje dhe infrastrukture që të përballojë një ritëm të tillë për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve, pra testime edhe për dokumentacion.

Shkurt kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara dhe këto e pranon vetë Fico në shkresën e saj, ndërsa nga ana tjetër, Qeveria ka për detyrë të plotësojë dhe të lehtësojë nevojat e popullatës.

Dokumenti i ISHP-së për mungesën e survejancës është një kambanë alarmi për ministrinë e Shëndetësisë, e cila duhet të veprojë sa më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.