Rritja e çmimeve, Rama publikon lajmin e mire per pensionistet dhe personat ne nevoje

267
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me 7 masat që qeveria ka marrë për të përballuar vështirësitë dhe krizën e rritjes së çmimeve.

Kreu i qeverisë ka bërë një postim në ‘Facebook”, ku ka risjellë edhe njëherë në vëmendje 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale.

“Mirëmëngjes dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë që prej gati një javë qytetarët shqiptarë kanë dalë në protestë çdo ditë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. Ata kërkojnë nga kryeministri Rama heqjen e taksave, ndërsa masat e marra nga qeveria i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe të vonuara.

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

– Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

– Pensionistë të invaliditetit

– Pensionistë që jetojnë vetëm

– Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

– Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milion lekë të vjetra.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.