Kryeministri Rama që në mëngjes njofton shqiptarët/ “Nuk do të rritet çmimi për…

188
0

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurbane nuk do të kenë rritje të çmimit të biletës.
Rama theksoi se koston shtesë do e paguajë qeveria dhe për këtë do të jepen 5 milionë dollarë. 
“Lajm i mirë është që çmimi i biletës së autobusit nuk do të rritet. Prandaj kemi vendosur që në “Paketën e Rezistencës Sociale”, 5 milionë dollarë do të paguajmë diferencën e çmimit të biletës në mënyrë që mos rritet për xhepin e qytetarëve. Ju do të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim bilete dhe ne qeveria paguan pjesën tjetër”, tha Rama.