Rritet paga minimale në Shqipëri, hyn në fuqi vendimi i fundit i qeverise

524
0

32 mijë lekë do të jetë paga minimale në Shqipëri. Ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme, pas një angazhimi të qeverisë që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj. Më parë paga minimale ishte 30 mijë lekë.

Nga ana tjetër është paralajmëruar se nga korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është sot.

Ndërkohë, për pagat deri në 50 mijë lekë, përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë, që sot është 13%.

Efekti në buxhet i këtyre ndryshimeve pritet të jetë minus 1.37 miliardë lekë.

Duke nisur nga 1 korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30 %.