E pabesueshëm/ Zhytësi filmon anakondën gjigande në thellësitë e Brazilit (VIDEO)

154
0

Një zhytës videograf italian që prej dekadash ka pasion krijesat nënujore, ka marrë së fundmi një shpërblim të veçantë me një takim “miqësor” me një gjarpër anakonda 7 metra të gjatë, në fundin e një lumi në Brazil.

Bartolomeo Bove njihet për filmimet e tij të peshkaqenëve në habitatin e tyre natyral, dhe i ndan eksperiencat në kanalin e tij te rrjetit YouTube, ku i shijon e gjithë bota.

Verën që shkoi Bove ishte në Brazil ku arriti të filmonte  e të notonte me gjarprin më të madh të botës, anakondën e gjelbër gjigante.

Habitati natyral i anakondës janë lumenjtë dhe kënetat e Amerikës së Jugut, ku bimësia e dendur dhe ujërat e cekët i lejojnë të maskohet për të gjuajtur prenë e saj.

Bove gjeti vendin e përkryer për filmimin e tij siç ishte lumi Formoso në Brazil—që është ndoshta i vetmi vend në botë ku njeriu mund të notojë me anakondën gjigante.

Bove dhe partneri i tij i zhytjes Juca Ygarape arritën të takoheshin me anakondën femër 7 metra të gjatë dhe peshë 100 kg, për të cilinata thonin se lëvizte me hijeshi e madje sillje në mënyrë disi lozonjare me njerëzit.

“Përbindëshi” i ujit, dukej se ishte e interesuar dhe te kamera e zhytësve, të cilën shihet që e inspekton me gjuhe, para se të largohej përtej rrjedhës së lumit.

Bove tregon:

“Anakonda notonte me qetësi e paqe, ajo nuk tregonte interes ndaj prezencës sonë, ishte kurioze për kameran time dhe i lëpiu njëherë lentet”.

“Kjo sjellje e anakondës hedh poshtë mitet se është një gjarpër agresiv, apo që rrezikon jetën e njerëzve”.

Por me siguri në atë kohë kafsha nuk do të ketë qenë e uritur, per faktin se anakondat preferojnë ta bëjnë natën gjuetinë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.