Rritet numri i divorceve në vendin tonë, flasin ekpertët: Shumica e rasteve vjen si rezultat i..

164
0

Vlora është qarku me numrin më të madh të divorceve në raport me popullsinë. Kjo del nga të dhënat e Institutit të Statistikave sipas të cilave 9.8% e popullsisë zgjedh t’i japë fund martesës.

Sipas të dhënave zyrtare nga Institui i Statistikave, qarku i Tiranës mban vendin e dytë për përqindjen e lartë të divorceve.

Drejt zgjidhjes së martesës shkojnë edhe banorët e qarkut të Korçës dhe Gjirokastrës.

Sipas ekspertëve, numri i lartë i divorceve në shumicen e rasteve vjen si rezultat i dhunës brenda familjes, ku femrat janë viktima te tyre.

Afro 90 % e çështjeve të referuara në gjykatë mbyllen pa marrëveshje mes palëve.

E ndërsa numri i divorceve ka ardhur gjithnjë në rritje, numri i martesave po vjen në ulje.

Sipas sociologëve, në ditët e sotme femrat po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi aftësimit profesional të tyre dhe arritjes në karrierë.