Del foto, ky është recepsionisti që u vra në hotelin ku punonte në Dhërmi

690
0

Është publikuar foto e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili u vra në hotelin ku punonte në Dhërmi.

Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnantës së djeshme, ku Gerald Shehu, mik dhe bahskëpronar i hotelit, e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin në një nga dhomat. Pasi ka zhdukur trupin, Shehu është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë. Ai dyshihet se doli nga hoteli rreth orës 01:00.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.

Nuk dihet ende se ku ka përfunduar trupi i 31-vjeçarit të vrarë, ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Sakaq burime paraprake bëjnë me dije se viktima, Eraldo Nevruzi, rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Në skedarët e Policisë së i Tiranës, thuhet se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge.