Rritet ndjeshëm Euro dhe Paundi, bie ndjeshëm leku ndaj valutave të huaja

243
0

Diten e stome monedha europiane ka shënuar një rritje relativisht të konsiderueshme në raport me dje pasi është blerë këtë mëngjes me 116.9 lekë dhe është shitur me 117.5 lekë.

Edhe Paundi britanik ka pasur një rritje të vlerës këtë të mërkurë duke u blerë sot me 133.6 lekë dhe duke u shitur me 135 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me një më parë.

Ndekohe dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes pasi blihet sot me 118.7 lekë dhe shitet me 119.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal që raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu edhe ajo ka pasur rritje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 118.7 lekë dhe është shitur me 119.6 lekë krahasuar me ditën e martë.