Rritet Dollarin amerikan, cfarë ndodhi me valutat e tjera kundrejt Lekut diten e sotme

614
0

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të marte pasi është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.6 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka arritur sërish kufirin e 117 lekë duke shënuar sërish një rritje të lehtë teksa blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 117.6 lekë në raport me dje.

Paundi britanik shfaqet i qëndrue4shëm këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 133 lekë dhe është shitur me 134.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme por ka pësuar një rënie në raport me fillimin e javës teksa blihet sot me 117.8 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.