Gjinekologia: Bebet e lindura me operacion janë më dembele dhe qajnë me shumë

58
0

Lindja e një bebeje është lumturia më e madhe për një nënë. Mamia Anne Kretschmer ka folur sot për vështirësitë e këtij procesi, si dhe ndryshimet mes lindjes natyrale dhe asaj cezariane.

Ajo tha se bebet që lindin me operacion janë disi më dëmbelë dhe qajnë shumë, ndërsa kur lindin në mënyrë natyrale, kuptojnë se diçka po ndryshon.

“Ka beba që e kanë të vështirë të bien në një gjumë të thellë. Para së gjithash, bebat, pas lindjes me operacion që shkëputen menjëherë nga trupi i nënës, është si një traumë e vogël sepse nuk ka përgatitje. Një grua që lind vetë, fëmija kupton gjatë procesit të lindjes që diçka ndryshon. Nëse kemi një lindje me operacion, fëmija shkëputet menjëherë, brenda 5-10 minutash fëmija lind. Ata lloj bebash zakonisht janë më dembelë dhe qajnë më shumë”, u shpreh mamia Kretschmer në Klan tv.