Rritet çmimi i bukës ne Shqiperi

213
0

Çmimi i bukës është rritur tashmë me 10 lekë.

Kjo rritje është vënë në zbatim që nga data 1 shtator në të gjitha furrat apo dyqanet.

Shkak për këtë sipas ekspertëve është rritja e çmimit të miellit por edhe karburanteve.

Kujtojmë se disa kohë më para ky ndryshim u paralajmërua nga prodhuesit.

Nëse më parë një bukë normale kushtonte 70 lekë, konsumatori tashmë do e marrë atë me 80 lekë.