Rriten sërish temperaturat, ja cfare pritet te nddhe me motin sot

2004
0

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme amtosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe prej orëve të mesditës alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët. Në relievet e larta malore reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa  përgjatë vijes bregdetare  e lugina fiton shpejtësi 8 – 12m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës  1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zonat malore 17 deri 34°C,në zonat e ulëta 17 deri 36°C, në zonat bregdetare  21 deri 35°C