Rriten rastet e lisë së majmunit në Itali, ja cfare deklaron Ministria e Shendetesise

260
0

Rastet e të prekurve me linë e majmunit në Itali kanë shkuar në 20 dhe pritet të rriten në ditët në vijim, raporton Ministria italiane e Shëndetësisë.

“Ne kemi 20 raste në Itali, 19 janë të gjithë njerëz që kanë udhëtuar atje ku ka pasur një zinxhir infektimi dhe ndoshta kjo ende nuk është konfirmuar, vetëm një rast ka ndodhur si riinfektim”, ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.

Mbi 20 vende ku lija e majmunit nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të sëmundjes virale, me më shumë se 300 infeksione të konfirmuara ose të dyshuara kryesisht në Evropë.