MInistrja Kushi jep lajmin e mire: 320 mijë lekë bursë në muaj, heqje e tarifave, ja studentet që përfitojnë

872
0

Ministrja e Sportit dhe Arsimit, Evis, Kushi ka njoftuar se Këshilli i Ministrave ka miratuar programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe kriteret e mbështetjes financiare për studentët ekselentë.

Kushi bën me dije se maturantët, të cilët do të përfitojnë reduktimin e tarifave janë ata të cilët kanë notë mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga programet prioritare të studimit, por dhe studentët me mesatare 10 përgjatë 3 viteve të shkollës së mesme e mesatare mbi 9.5 në provimet e maturës.

Kategoria e tretë e cila përfiton reduktim të tarifave, janë studentët që kanë fituar 1 nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Sot miratuam në Këshillin e Ministrave programet e studimit prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe studentët që zgjedhin këto programe në universitetet publike.

Programet prioritare të detajuara lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesi, shkenca natyrore, matematikë, statistikë, inxhinieri, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.

Studentët që përfitojnë përjashtim tarifash dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale janë:

– Studentët me notë mesatare minimumi 8.5, që zgjedhin një nga programet prioritare;

– Studentët me mesatare 10 përgjatë 3 viteve të shkollës së mesme dhe mesatare mbi 9.5 në provimet e maturës;

– Studentët që kanë fituar 1 nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, me mbi 15 vende pjesëmarrëse, nëse zgjedhin programe që lidhen me fushën ku kanë marrë çmimin.

Suksese të gjithë maturantëve që do të përfitojnë nga ky vendim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.