Rrëzimi i avionit në Milano, kush ishte milioneri qe humbi jeten, një nga njerëzit më të pasur..

196
0

Në drejtim të avionit ishte rumuni 65-vjeçar Dan Petrescu, i konsideruar si një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij. Bashkë me të humben jeten edhe gruaja dhe djali i tij

Personat që humben jeten në aksidentin në San Donato Milanese (Milano), ku një aeroplan i vogël u përplas në një ndërtesë që po rinovohej, të gjithë janë të huaj. Zëvendësprokurorja Tiziana Siciliano e shpjegoi këtë, duke konfirmuar se mes tyre ka një fëmijë. Një sipermarres i pasur 65-vjeçar rumun i pasurive të patundshme që drejtonte avionin, së bashku me djalin dhe gruan e tij, gjithashtu humben jeten.

Ndër viktimat e identifikuara është një nga njerëzit më të pasur në Rumani Dan Petresku, pronar dhe pilot i aeroplanit. Ai ishte 68 vjeç, me dy shtetësi të Gjermanisë dhe Rumanisë, dhe ishte një nga investitorët kryesorë në sektorin e pasurive të paluajtshme në vendin e tij. Mes viktimave është edhe djali i tij 30-vjeçar, Dan Stefan Petresku, i treguar fillimisht në krye të avionit, i lindur në Mynih dhe gjithashtu me dy shtetësi, dhe gruaja e tij, 65 vjeç, e lindur në Rumani me shtetësi franceze.

Asete me vlerë 3 miliardë euro – Petresku zotëron një numër të madh ndërtesash që i ka shitur ndër vite në zinxhirë të mëdhenj tregtarë, siç janë supermarketet Metro dhe Real. Partner i Ion Tiriac, pasuritë e tij vlerësohen në rreth 3 miliardë euro, duke e bërë atë një nga njerëzit më të pasur në Rumani, një vend në të cilin ai u kthye pas 1989 pasi kaloi shumë vite në Gjermani për të shpëtuar nga regjimi i Nikolae Çausheskut.

Sipas njoftimeve nga shtypi rumun, Petresku ishte duke shkuar me familjen e tij në Olbia, ku ai zotëron një vilë dhe ku e priste nëna e tij 98-vjeçare. Aeroplani u ble në vitin 2015 nga Petresku së bashku me Vova Cohn, një ish aksionere i ekipit të futbollit Dinamo Bukuresht.

Viktimat e tjera-Pasagjerët e tjerë në Pilatus ishin: shoqëruesi kanadez i djalit tridhjetëvjeçar të pilotit dhe një familje italo-franceze e përbërë nga babai dhe fëmija, nëna dhe gjyshja e fëmija, me kombësi franceze.