Itali/ Kush jane kandidatët shqiptarë qe marrin pjese ne zgjedhjet vendore

5
0

Mbi 12 milionë italianë votojnë sot dhe nesër për të zgjedhur kryetarët e bashkisë e këshilltarët e rinj bashkiakë në 1197 komuna të vendit. Votohet për të zgjedhur kryebashkiakët në qytetet kryesore italiane si Romë, Milano, Bologna, Torino, Napoli, Trieste, Brindizi si dhe për zgjedhjen e Guvernatorit të rajonit të Kalabrias.

Procesi ka nisur prej orës 7 të mëngjesit, ndërsa zgjedhësit kanë shprehur vullnetin e tyre duke respektuar protokollet anticovid si distancimi 1 metër nga njëri tjetri, pajisja me maskën shëndetësore e cila mund të kërkohet të hiqet në momentin e identifikimit pranë komisoneve zgjedhore në qendrat e votimit si dhe matja e temperaturës.

Janë 14.505 qendra votimi që do të qëndrojnë hapur deri më ora 23:00 të mbrëmjes së sotme e nga ora 7:00 në ora 15:00 të ditës së hënë 4 tetor.

Në këto zgjedhjeve vendore ka edhe emigrantë shqiptarë të brezit të parë, por dhe fëmijë emigrantësh të lindur e të rritur në Itali që janë renditur lista si kandidatë për këshilltarë bashkiakë në komunat ku ata jetojnë e punojnë.

Shqiptarët janë ndër komunitetet e huaja më historike e më të integruar në Itali e kërkojnë gjithnjë e më shumë të jenë pjesë aktive e politikave vendore.

Në Romë garojnë si kandidatë për këshillin Bashkiak shqiptarët Edmond Godo, Laureta Ndreca, Edmit Binoshaj.

Në komunën Rosetto në rajonin e Abruzzos kandidate për këshillin bashkiak është shqiptarja Silvana Xheneti.

Në Savona ndër listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të forcave të ndryshme politike janë dhe Fluturim Ismail Isufaj, Rigers Adriano Lamaj dhe Enilda Omeni.

Në komunën Cellino San Marco të Brindizit, kandidat për këshilltar bashkiak është shqiptari Pëllumb Isteri. Në Bolonja kandidon për këshill bashkiak shqiptari 30 vjeçar Detjon Begaj.

Lista e kandidatëve shqiptarë është akoma me e gjatë e të gjithë pavarësisht forcës politike e listës civile që përfaqësojnë, kanë të përbashkët impenjimin për të qenë një zë më shumë në shërbim të komunitetit të shqiptarëve e problematikave të tyre ku më madhoret janë e drejta e pensionit e njohjes së viteve të punës si në Shqipëri e më Itali dhe e drejta e votës për emigrantët./Ora/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.