Rreth 500 mijë fjalë të huaja janë futur në gjuhën shqipe nga anglishtja dhe italishtja

441
0

Një problem mjaft i madh është ai që ka të bëjë me fjalët e huaja që kanë hyrë në gjuhën tonë shqipe. Ky është boshti i dytë i një gjuhe, leksiku ose  fjalori i saj.

Në gati 30 vite tranzicion Shqipëria ka qenë një vend pa doganë për futjen e fjalëve dhe termave të huaj. Normalisht gjuha pasurohet dhe merr fjalë të reja.

Përshembull fjalën internet, ne duhet ta marrim siç është në anglisht sepse nuk kemi diçka të ngjashme në shqip. Ashtu siç kemi marrë fjalën makinë ose fjalën biçikletë.

Por në këtë proces ndodh që ne huazojmë fjalë nga gjuhët e huaja pa qenë nevoja. Ne i marrim ato dhe hedhim në harresë fjalët shqip.

“Themi çatoj, pse të themi kështu? Ose për vitin e ri themi: “the best of”, fjalë të panevojshme”, tregon Prof. Dr. Valter Memishaj, në Top Story!

Ne sot jetojmë në epokën e globalizmit, ku e gjithë bota supozohet të jetë një fshat i madh. Kjo bën që gjuhët e shteteve me një ekonomi më të fortë, t’ju imponohen atyre më të dobëta. Në këtë fushëbetejë ndodhet dhe gjuha shqipe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.