RRËQETHËSE/ Ministri maqedonas jep detaje për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup: U vra për..

422
0

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka dhënë detaje nga vrasja e 14-vjeçares nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.

Gjatë një konference për shtyp, Spasovski tha 5 persona janë të dyshuar, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, i ati që po merret në pyetje dhe një jashtë shtetit.

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.

“Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitojnë financiarisht”, tha Spasovski.

Nga ana tjetër prokurori Gavrill Bubevski tha se të gjithë të përfshirët në të dyja vrasjet janë identifikuar. Sipas tij, 14-vjeçarja është vrarë 3 orë ose ndoshta më pak se 3 orë pas zhdukjes së saj të hënën e kaluar.