“E lidhën këmbë e duar në bagazh”- Si babai rrëmbeu vajzën për të zhvatur paratë e ish-gruas

3750
0

Detaje tepër të rënda janë zbuluar nga vrasja e 14-vjeçares në Shkup e cila u gjet e vdekur një javë pasi ishte rrëmbyer.Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi, bëri me dije se i dyshuar kryesor në organizimin e ngjarjes është dhe babai i 14-vjeçares, i cili ka pasur rolin e informatorit.Plani i rrëmbyesve sipas saj ishte zhvatja e parave të nënës së vajzës, e cila ishte e divorcuar dhe kohët e fundit kishte shitur një apartament.

Iljazi theksoi se pasi e rrëmbyen brenda pallatit, vajza u transportua në periferi të Shkupit, e lidhur në bagazhin e një makine, ku në rrethana që ende nuk dihen ndërroi jetë.

“Shumica prej tyre kanë pranuar fajin dhe të gjithë të arrestuarit e kanë të njëjtë versionin se si ka shkuar ngjarja. Ata pohojnë se vajza është rrëmbyer me forcë në mëngjes, në hyrje të pallatit. Është futur në makinë me forcë, i janë lidhur këmbët dhe duart dhe është futur në pjesën e bagazhit të makinës. Pastaj është transportuar në loakcionin në periferi të Shkupit, ku nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe si ka dalë situata prej kontrollit dhe është mbytur. Pastaj është varrosur në një vend tjetër dhe makina është djegur”, tha ajo.

I njëjti grup rrëmbeu dhe vrau dhe një tjetër shtetas, Pançe Zhezhovskin.

Personat e arrestuar janë identifikuar si Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin.