Rregullat të reja në punë/ Rruga nga shtëpia në zyrë futet te orët e punës

1109
0

Nga data 1 janar, udhëtimi shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobus, mund të konsiderohet orar pune në Zvicër .

Kushti është që të përmbushen disa detyrime që parashikon kontrata. I quajtur një revolucion nga mediat e huaja, i cili ia njeh kështu punonjësve publikë të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo e re buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur. Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesë dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Edhe pse deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë.

Kjo kërkesë u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës. Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës. /Irida Vasia/tch