Rregullat e reja/ Patenta juaj mund te kaloje në ‘pit stop’. Kush jane kategoritë e shoferëve që do të futen në ritestim

1867
0

Shoferet me të paktën tre shkelje të rënda dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Leja e drejtimit nuk do të hiqet dhe se gjithçka po bëhet si “pit stop” për kujtesë për shoferët.

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe sqaroi kategorinë e shoferëve që do të futen në ritestim.

Kush, si dhe perse do të ritestohen drejtuesit e makinave?

Ne kemi një moment, që duam ta shfrytëzojmë për “trokitje” në ndërgjegjen e atyre që paraqiten në sportelet për rinovim të lejes së drejtimit. Kemi gjykuar që është e nevojshme për shkak të shtimit të numrit të drejtuesve dhe mjeteve, kemi 710 mijë aktive. Kemi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi edhe rreth 300 mijë tranzitues në sezone të ndryshme duke bërë që të kemi rreth 1 mln mjete në lëvizje në vend.

Është e domosdoshme edhe për shkak të detyrimeve të kodit rrugor për të investuar cdo lloj mundësie për rifreskimin e dijeve, gjetëm këtë hapësirë për këtë ndërhyrë me këtë “trokitje”, një “pit stop” edukativ që vjen dhe targeton kategorinë më kryesore që vjen për rinovimin, që janë kontigjenti i atyre që kanë një numër shkeljesh, mbi tre vitin e fundit. Nuk është se caktojmë ne, por sistemi.

Pra jo të gjithë që do të shkojnë për rinovim të patentës do të kalojnë në këtë testim?

Po. Vetëm ata që i sinjalizon sistemi.

T’i shpjegojmë më saktë?

Këtu nuk hyjnë gjobat e nivelit që nuk kanë pasoja, si për parkimet, hyjnë vetëm ato gjoba që dënohen me heqje pikësh, shkelje e semaforit, mungesa e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit në timon. Duhet të jenë tre (gjobat) në vitin e fundit. Përdorimi i alkoolit, manovrat e shpejtësisë së lartë, etj.

Çfarë ritestimi do t’ju bëhet?

Si në shumë vende kemi menduar që të kemi një kujtesë të normave kryesore të sjelljes që lidhet me sigurinë rrugore, që janë shumë thelbësore dhe që janë mjaft të njohura dhe jo gjithmonë drejtuesit nuk i dinë, por nuk dua t’ja dinë.

Kjo “trokitje” është një pyetësor, me 20 pyetje që do jenë të gjeneruara nga sistemi dhe në rast se nuk u përgjigjesh 70% të tyre, atëherë do të kalosh në një seancë 10-12 minuta që do të të japë në mënyrë grafike këto nocione në këto minuta në një sallë dhe më pas ky person që ju përgjigjet 70% të pyetjeve vazhdon ulet në sportel, rinovon lejen e drejtimit me këtë kujtesë.

Qëllimi nuk është të mos rinovohet patenta?

Qëllimi është përdorimi i të gjitha mundësive për të ndërgjegjësuar për të rikujtuar këto nocione.